
30 Gusht 2016 - 07:24
Policia ka thënë se në mesin e pistave të hetimit është edhe informacioni që u është dërguar sërish medieve nga të ashtuquajturit “Rugovasit”, të cilët kanë marrë përsipër autorësinë për sulmin e fundit, por edhe të sulmeve paraprake, shkruan sot “Koha Ditore”.
Shpërthimi që përfundoi pa dëme në njerëz është dënuar nga drejtuesit dhe sindikalistët e RTK-së, Asociacioni i Gazetarëve i Kosovës (AGK), Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut (KMDLNJ), institucione vendore dhe ndërkombëtare dhe nga partitë politike.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë se në bashkëpunim me Prokurorinë janë duke hetuar rastin dhe se ende nuk ka të arrestuar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...