29 Gusht 2016 - 21:26
Kjo ka qenë një nga arsyet që Teuta, bashkë me dhjetëra të rinj të tjerë, vijuan mësimin në gjuhën gjermane për rreth 8 muaj, raporton KTV.
Drejtues të Agjencisë për përkrahje dhe punësim tregojnë të kenë kryer mësimet me grupin e dytë të të rinjve që do të shkojnë në Gjermani, për të marrë përvojë për 3 vjetët e ardhshëm.
Sipas kësaj agjencie, nga të interesuarit për migrim legal dominojnë infermierët.
Drejtues të institucioneve shëndetësore pranojnë se ka raste kur punëtorët shkëpusin kontratën, por se nuk japin statistika, pasi në të shumtën e rasteve nuk i dinë arsyet.
Viteve të fundit, kur ishte rritur numri i azilkërkueseve në vendet e Bashkimit Evropian, nga Kosova u larguan shumë infermierë, me destinacion kryesisht Gjermaninë.
Mungesat u vërejtën sidomos në klinikën emergjente, për të lënë këtë shërbim në mungesë të numrit të punëtorëve për muaj të tërë.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...