
29 Gusht 2016 - 19:25
Plagë të rëndë për Kosovën e ka vlerësuar presidenti i vendit, Hashim Thaçi, fatin e të zhdukurve, në prag të 30 gushtit, Ditës Ndërkombëtare për Personat e Pagjetur, raporton KTV.
Ai ka thënë se zgjidhja e fatit të tyre është një nga detyrat më urgjente dhe më të rëndësishme për të gjithë.
Thaçi për një kohë të gjatë ka udhëhequr bisedimet me Serbinë, por pavarësisht kërkesave të familjarëve, tema e të pagjeturve asnjëherë nuk ishte caktuar për diskutim në takimet e Brukselit.
Ndryshe prej tij, Ibrahim Makolli, kryetar i delegacionit të Kosovës në bisedimet me Serbinë, bëri apel te bashkësia ndërkombëtare, që të bëjë trysni mbi Beogradin, në mënyrë që të zbardhet fati i të pagjeturve.
Thomas Gnocchi, nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se është e drejtë njerëzore që të gjithë të dinë për fatin e familjarëve të tyre.
Ndërsa Bajram Çerkini nga Këshilli Koordinues i Asociacioneve Familjare të të pagjeturve të Kosovës, tha se për 17 vjet me radhë, familjarët kanë të njëjtat dhimbje dhe pritje.
Ndërsa Nebih Morina nga Samadraxha e Suharekës, i cili ka të zhdukur vajzën e tij, ka kërkuar nga institucionet e vendit që të bëjnë diçka për vajzën e tij 26 vjeçare, e cila ishte masakruar dhe zhdukur, duke shtuar se kujdesi i shtetit nuk është aq sa duhet.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...