
29 Gusht 2016 - 19:23
Përmes këtij aksioni, aktivistë të “Protestoj” kanë kërkuar përgjegjësi institucionale, për krimin dhe korrupsionin, që sipas tyre, është shpërfaqur në aferën e përgjimeve, raporton KTV.
Aktivistët paralajmëruan se pas këtij aksioni, të martën sërish do të organizojnë protestën e radhës.
Ndërkaq, ka vazhduar publikimi i bisedave të përgjuara të ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, përmes të cilave dëshmohet për presionin dhe kërcënimet që kishin deputetët kundër Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe.
Adem Grabovci kishte përdorur “autoritetin frikësues” të një të paraburgosuri Naser Shalës për ta kërcënuar Jakup Krasniqin, që të mos dilte kundër projekteve të PDK-së.
Grabovci: “Jakupit, veç shkova i thash n’vesh, thash qy thash e thirri, e thirri ‘Ftyrën’ vallahin, ta kanë lokën”
“Edhe u dorëzu”.
Shala : “A t’ngoj bile”.
Grabovci : “Ngoji, meniherë, meniherë u tërhoq, derisa t’përmena ty”.
Grabovci kishte komunikuar edhe me kolegë të tjerë deputetë lidhur me zhvillimet politike, një me Latif Gashin, ish-deputet i PDK-së dhe Myzejene Selmanin, ish-shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së.
Në bisedën e Grabovcit me Gashin, fyhen rëndë Ismet Beqiri e Visar Ymeri.
Gashi: “Eu nanën bota jau qift, po ‘qena’. A e beson se ma mirë po kalon Petriti me Rada Trajkoviqin, n’RTK, kqyre”
Grabovci: “Po, kordinohen ma mirë a ”
Gashi: “Definitivisht, po kanë mirëkuptim ma shumë, sesa Ismet Beqiri edhe Visari me juve… A qena, t’mdhaj bre, qysh…, mirë ke, mirë ke, nuk ke keq”.
Në bisedën tjetër me Myzejene Selmanin, Grabovci mundohej t’i bënte presion ish-deputetit të AKR-së, Emin Gërbeshi, që të votonte pro Ligjit për Prizrenin dhe Hoçën e Madhe.
Por, Selmani ankohej se Gërbeshi nuk i bindej asaj. Bile, as kryetarit të AKR-së, Behgjet Pacolli.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...