Foto: Koha

Ndërhyrja e KFOR-it në demarkacion e kthen Kosovën më 1999 [video]

29 Gusht 2016 - 19:12      

Vlerësimi i Komisionit Ndërkombëtar për shënjimin e kufirit me Malin e Zi, përveç hartave të Komisionit Shtetëror, ishte bazuar edhe në hartat e ofruara nga paqeruajtësit e NATO-së në Kosovë.

Dy ditë para përfundimit të mandatit të tij, gjenerali italian, Guglielmo Luogi Miglietta, që udhëheq trupat e KFOR-it, për herë të parë ka bërë të ditur se ish-presidentja Jahjaga kishte kërkuar ndihmën e tyre, raporton KTV.

Miglietta, ndonëse demarkacionin e ka konsideruar çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, ka theksuar se është takuar me Jahjagën dhe Komisionin ndërkombëtar për këtë çështje në marsin e këtij viti.

I pyetur për protestën e 1 shtatorit dhe sigurinë atë ditë, ai ka theksuar se beson në Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, por nuk ka përjashtuar mundësinë e intervenimit të KFOR-it, nëse një gjë e tillë kërkohet.

Por, gjenerali italian potencoi se intervenimi i tyre mund ta kthejë Kosovën në vitin 1999.

Guglielmo Luogi Miglietta, komandant në shkuarje i KFOR-it, e ka cilësuar njollë të zezë për Kosovën atë që ka ndodhur dje në Mushtisht të Suharekës, e cila, sipas tij, mund ta kthejë Kosovën 17 vjet mbrapa.

Derisa situatën e sigurisë e ka cilësuar sa të brishtë po aq fragjile.

Ndonëse ka dhënë lëvdata rreth parandalimit në luftën kundër terrorizmit, kreu KFOR-it tha se as Kosova nuk është imune në këtë aspekt.

Miglietta, i cili përfundon mandatin më 1 shtator, ka dënuar aktin e hedhjes se bombës ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, duke theksuar se nuk do të flasë asnjë fjalë, pos që u bashkohet deklaratave të zyrtarëve të tjerë shtetërorë e ndërkombëtarë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...