KMDLNJ kërkon ndriçimin e rasteve të sulmeve me bomba

29 Gusht 2016 - 16:29      

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut kërkon nga autoritetet që të kapen autorët e sulmeve me bomba që kanë ndodhur së fundi në shtëpinë e drejtorit të RTK-së Mentor Shala dhe në objektin e RTK-së para disa ditësh.

“Mbrëmë, persona të paidentifikuar e hodhën një granatë dore në shtëpinë e drejtorit të përgjithshëm të RTK –së, z. Mentor Shala me ç’rast rrezikuan jetën e tij dhe anëtarëve të familjes. Ditë më parë, sipas skenarit të njëjtë dhe, duket nga autorët e njëjtë u hodh një granatë në objektin e RTK – së kurse sulmuesit në të gjitha rastet kanë mbetur të pazbuluar prandaj me një komoditet pasi nuk po kapen, po vazhdojnë aktivitetin e tyre destabilizues duke rrezikuar jetë të njerëve dhe objektet institucionale.

KMDLNj e dënon ashpër këtë sulm mbi shtëpinë dhe jetën e drejtorit të RTK – së dhe familjes së tij duke përkujtuar se gjuha jo tolerante, nxitëse dhe rivaliteti deri në armiqësi po ndikon në përshkallëzimin e situatës”, thuhet në komunikatën e KMDLNJ-së.

 

Sipas KMDLNJ-së është i pabesueshëm fakti se deri më tani nuk janë zbuluar autorët e sulmeve të armatosura të cilat janë shpeshtuar shumë kohëve të fundit duke bërë përpjekje të mbillet panikë dhe pasiguri e përgjithshme.

 

“Moskapja e këtyre autorëve të veprimeve kriminale e dërgon Kosovën drejt një anarkie me pasoja të parashikueshme, përshkallëzimin e përgjithshëm të situatës. Mospajtimi me aktivitetin e një personi apo institucioni nuk mund dhe nuk duhet të jetë arsye që ligji të zëvendësohet me sulme të armatosura apo rrezikim të jetëve”.

 

Sulmi mbi shtëpinë e RTK – së sigurisht se nuk do të jetë sulmi i fundit , nëse nuk kapen autorët.

Ky sulm duhet të gjykohet si sulm ndaj mediumit publik – RTK – së dhe drejtuesit të saj, si sulm ndaj të drejtës për informim dhe të drejtës për t’u informuar.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...