Foto: Koha

Nisma: Për të pagjeturit të mos flitet vetëm një herë në vit

29 Gusht 2016 - 16:22      

Nisma për Kosovën thotë se Dita Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur edhe pas 18 viteve sërish e gjen Kosovën me këtë plagë të rëndë dhe të pashëruar.

Për këtë subjekt politik, është e papranueshme që edhe pas kaq viteve të mbetet pa u sqaruar fati i mbi 1700 personave.

“Dialogu që është zhvilluar nga pushteti për 5 vite me radhë asnjëherë nuk e vuri kusht në bisedime me Serbinë zbardhjen e fatit të të pagjeturve edhe pse në bisedime me Serbinë përballë i patën Aleksandër Vuçiqin dhe Ivica Daçiqin të cilët si pjesë e aparatit represiv dhe kriminal të Serbisë ishin aktorë në kryerjen e krimeve të luftës në Kosovë”, thuhet në reagimin e Nismës.

Sipas tyre, sjellja e papërgjegjshme e këtij pushteti që kurrë nuk e pati prioritet ndriçimin e fatit të personave të pagjetur, “vetëm sa ua ka thelluar edhe më shumë plagët familjarëve”.

“Drejtuesit e institucioneve të cilët e kanë për detyrë të ndikojnë në ndriçimin e fatit të të pagjeturve të heqin dorë nga logjika që për fatin e të pagjeturve të flasin vetëm njëherë në vit në ditën ndërkombëtare të njerëzve të pagjetur”, përfundon reagimi i Nismas. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...