29 Gusht 2016 - 16:21
Në deklaratë Vetëvendosje thekson:
E vetëdijshme për të këqijat që i ka sjellë e po i sjellë këtij vendi, Lidhja Demokratike e Kosovës është bërë paranojake, dhe po reagon ndaj çdo formë të kritikës që i bëhet pushtetit dhe ndaj çfarëdo thirrjeje për mobilizim qytetar.
Përmes një kumtese tjetër, të mbushur fund e krye me shpifje, LDK po akuzon Lëvizjen Vetëvendosje për një video-material prej ku bëhet thirrje për të dalë në protestën e 1 shtatorit, e për të cilin thotë se është thirrje për vrasje publike. E këto akuza, LDK i bën nga nënsqetulla e PDK-së, kreun e të cilës dikur e quante vrasës e kriminel, teksa sot vepron nën urdhrat e tij dhe ka mbetur asgjë më shumë se një degë e PDK-së.
Lëvizja Vetëvendosje thërret LDK-në që të ndalojë me fabrikimin e shpifjeve që më nuk i merr askush seriozisht, dhe në vend të kësaj, të sqarohet dhe të japë përgjegjësi për krimin 13 vjeçar në Prishtinë, dhe skandalet e shumta prej se udhëheq me Qeverinë. E në vend që ta luajë avokatin e ShIK-ut dhe PDK-së, t'i jep fund koalicionit me këtë parti.
Ndërsa sa i përket protestës së 1 shtatorit, i sjellim në vëmendje LDK-së dhe Qeverisë së Kosovës, se ashtu siç nuk u ndal mobilizimi qytetar gjatë protestave të janarit dhe shkurtit, e paefektshme do të jetë propaganda edhe kësaj here. Qytetarët e pakënaqur dhe të shtypur nga kjo qeverisje e keqe, do ta thonë fjalën e tyre më 1 shtator kundër demarkacionit dhe kundër kësaj qeverie kriminale.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...