
29 Gusht 2016 - 15:04
Fillimi i seancës do të shtyhet për një orë e gjysmë, nga ç’ishte planifikuar më herët, por arsye është mungesa e kryeparlamentarit, Kadri Veseli, transmeton Koha.net.
Arsyeja e shtyrjes është pjesëmarrja e përfaqësuesve të Kuvendit të Kosovës në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it, - thuhet në njoftimin e sotshëm të Kuvendit. Me pajtimin e anëtarëve të Kryesisë së Kuvendit të Kosovës seanca plenare e 1 shtatorit shtyhet për një orë e gjysmë.
Seanca e paraparë të mbahej në orën 10:00, do të fillojë në orën 11:30.
Sipas thirrjes, në këtë seancë do të jetë ky rend i ditës:
1. Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
2. Koha për pyetje parlamentare,
3. Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme,
4. Interpelanca e Kryeministrit, Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Visar Ymeri, i mbështetur edhe nga 7 deputetë nënshkrues, në lidhje me kodin telefonik shtetëror të Republikës së Kosovës,
5. Interpelanca e Kryeministrit Isa Mustafa, sipas kërkesës së deputetit Ismajl Kurteshi, i mbështetur edhe nga 10 deputetë nënshkrues, në lidhje me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës,
6. Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi,
7. Shqyrtimi i raportit vjetor të Autoritetit Rregullator të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për vitin 2015,
8. Propozimi i GP të AAK-së për zëvendësimin e anëtarëve në komisionet parlamentare.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...