BE: Prishtina e Beogradi të punojnë për zbardhjen e të pagjeturve

29 Gusht 2016 - 14:47      

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një tryezë në të cilën është diskutuar për personat e zhdukur gjatë luftës së Kosovës.

Thomas Gnocchi, nga zyra e BE-së në Kosovë, tha se është e drejtë humane që të gjithë të dinë për fatin e familjarëve të tyre.

Zyra e BE-së thërret që të ngritën angazhimet rreth kësaj çështje.

“Duhet të punohet më shumë për informata për të zbuluar fatin e personave të zhdukur. Duhet të punohet qe te gjinden personat e zhdukur dhe sqarimin e kësaj situate. BE po mundohet të ofrojë fonde dhe mbështetje për zbardhjen e fatit të pagjeturve por puna duhet të bëhet në Prishtinë dhe Beograd. Ne do ti monitorojmë qeveritë në Prishtinë dhe Beograd që të punojnë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve”, tha Gnocchi.

Bajram Qerkini nga Këshilli Koordinues të Asociacioneve Familjare të të Zhdukurve të Kosovës, Bajram Qerkini tha se për 17 vjet me radhë kemi të njëjtat dhimbje e pritje. Sipas tij, përfaqësues vendor e ndërkombëtar janë zotuar se do të angazhohen, por fati i të pagjeturve mbetet i njëjtë.

Ai ka kërkuar nga përfaqësuesit ndërkombëtarë dhe institucionet e vendit që të bëjnë më shumë rreth fatit të personave të zhdukur, duke thënë se familjarët e tyre nuk do të ndalen deri në zbardhjen e fatit të të zhdukurit të fundit.

“Ne familjarët po kërkojmë të mësojmë për fatin e më të dashurve tanë dhe të sjellen para drejtësisë ata që kanë marrë pjesë në zhdukjen e tyre”, tha Qerkini.

Ai tha se familjarët e personave të zhdukur gjatë luftës në Kosovë, po vrapojnë nga një institucion në tjetrin dhe rezultatet kanë qenë të pakënaqshme.

“Adresa për zbardhjen e fatit të të pagjeturve është Beogradi. Ju Bashkësia Ndërkombëtare dhe institucionet vendore i keni mekanizmat për të vënë drejtësinë në vend. Pse nuk e bëni këtë, ne nuk mund ta dimë. Këta familjarë që tash e 17 vjet jetojnë ne ankth presim nga ju që këtë çështje ta merrni seriozisht e jo te na përkrahni moralisht vetëm në këto data. Kërkoj nga ju të ndërmerrni veprime për zbardhjen e fatit të të zhdukurve. Pa mësuar për fatin edhe të të zhdukurit të fundit s’keni bërë asgjë. Ne nuk ndalemi në kërkim të zbulimit të fatit të tyre. Kriminelet duhet të marrin dënimin e merituar”, ka thënë ndër të tjera Bajrami. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...