Foto: Koha

Fajon: Të gjithë në Bruksel e presin miratimin e demarkacionit

29 Gusht 2016 - 14:43      

Dhuna dhe incidentet në Kosovë mund të krijojnë vështirësi në Bruksel kur bëhet fjalë për liberalizimin e vizave.

Kështu ka thënë raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën në Parlamentin Europian, Tanja Fajon. Këto deklarime i ka bërë në prag të votimit të demarkacionit me Malin e Zi në Kuvend

Fajon ka shtuar se demarkacioni mund të garantojë përparim në procesin e liberalizimit të vizave, mirëpo kjo ndodhë nëse raportohet pozitivisht për demarkacionin nga Prishtina.

“Të shohim fillimisht si do të shkojë votimi për demarkacionin. Sidoqoftë, besoj se do të marrim rezultat pozitiv dhe kjo është ajo që ne të gjithë e presim në Bruksel. Nuk dua të spekuloj për liberalizimin e vizave në Kosovë, kjo shkon hap pas hapi”, ka thënë Fajon për REL.

Tanja Fajon është pjesë e Komisionit Europian për heqjen e vizave për Kosovën.

Opozita kosovare ende beson se marrëveshja e Kosovës për demarkacionin me Malin e Zi do t’i shkaktojë vendit humbjen e 8 mijë hektarëve tokë.

Seanca e demarkacionin është planifikuar të mbahet të enjten më 1 shtator. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...