Foto: Koha

Vetëvendosje: Bombat nuk i kontribuojnë kauzës sonë, RTK është i kapur

29 Gusht 2016 - 14:37      

Ka reaguar Lëvizja Vetëvendosje ndaj sulmit të mbrëmshëm në oborrin e drejtorit të përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, transmeton Koha.net.

Ajo në reagimin e saj thekson se nuk përkrah metodat që së fundmi po përdoren ndaj disa institucioneve, por shton se pavarësisht nga kjo ruan vlerësimin se “RTK është i kapur”.

Në reagimin e Vetëvendosjes thuhet: Lëvizja Vetëvendosje e rithekson që ne nuk jemi dakord me metodat që po përdoren së fundi ndaj disa institucioneve publike dhe individëve.

Ne po ashtu e ritheksojmë që menaxhmenti i RTK-së është i kapur dhe e ka shndërruar këtë medium në propagandues të Qeverisë dhe Klanit Pronto.

Lëvizja Vetëvendosje nuk ka nevojë për mbrojtje nga grupe të tilla, ngase bombat nuk i kontribuojnë kauzës sonë. Ne besojmë që rruga për të çliruar institucionet nga kapja prej partive në pushtet, është protesta publike paqësore dhe gjithëpopullore.

Anipse nuk kemi besim në polici e prokurori, të cilat u dëshmuan që janë tërësisht të kapura nga klani Pronto, ne ftojmë organet e rendit që të bëjnë të pamundurën për të zbardhur rastet e sulmeve me bomba, përfundon reagimi i Vetëvendosjes. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...