29 Gusht 2016 - 13:45
“Akte të tilla janë të papranueshme dhe si të tilla nuk i shërbejnë askujt. Sulmet ndaj RTK-së duhet të ndalen sa më parë. Ky sulem akt qyqar, skandaloz dhe nuk përkon me një shoqëri të lirë dhe demokratike. Aktet e tilla duhet njëherë e përgjithmonë të ndalen. Sikur duhet të ndalen edhe sulmet ndaj mediumeve dhe përfaqësuesve të tyre.
Është koha e fundit që këto raste përveç që duhet të hetohen, në të njëjtën kohë të gjenden edhe aktorët e akteve të tilla, sepse nuk mjafton që të bëhet vetëm hetime. IMK-ja kërkon nga Shoqria Civile dhe subjektet politike që mos t'i pengojnë mediet në kryerjen e misionit të tyre. U bëjmë apel organeve të drejtësisë të marrin masa ligjore që autorët e dhunës të identifikohen dhe të dalin para drejtësisë”, thekson Instituti i Medias i Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...