Miglietta: Intervenimi i KFOR-it për demarkacionin mund ta kthejë Kosovën në 1999-shin

29 Gusht 2016 - 13:43      

Komandati në largim i KFOR-it, Guglielmo Luogi Miglietta, ka vlerësuar se me gjithë se në Kosovë është një situatë të qetë, gjendja është po aq fragjile, transmeton KTV. Kështu u shpreh ai gjatë një konference me gazetarët, në prag të largimit të tij nga kreu i KFOR-it në Kosovë.

Gjenerali Guglielmo Luogi Miglietta e përfundon mandatin në krye të KFOR-it më 1 shtator.

Duke folur për demarkacionin me Malin e Zi, komandati në largim i KFOR-it, Guglielmo Luogi Miglietta, ndonëse e ka konsideruar çështje të brendshme të shtetit të Kosovës, ai ka treguar se Komisioni ndërkombëtar i udhëhequr nga ish presidentja Jahjaga ka kërkuar nga ta hartat për të vërtetuar vijat kufitare dhe, sipas tij, ata kanë pasur një takim me këtë komision ne marsin e këtij viti.

I pyetur nga mediat për protestën e 1 shtatorit dhe sigurisë, ai ka theksuar se beson në Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, por nuk ka përjashtuar mundësinë e intervenimit nëse një gjë e tillë kërkohet.

Komandati i KFOR-it potencoi se intervenimi i tyre mund ta kthejë Kosovën në 1999.

Guglielmo Luogi Miglietta - komandant në shkuarje i KFOR-it e ka cilësuar njollë të zezë për Kosovën atë që ka ndodhur dje në Mushtisht të Suharekës, e cila, sipas tij, mund ta kthejë Kosovën 17 vjet mbrapa. Ai e ka cilësuar se Kosova megjithëse është në një situatë të qetë, gjendja është po aq fragjile.

Miglietta, i cili përfundon mandatin më 1 shtator, ka dënuar aktin e hedhjes se bombës ndaj shtëpisë së drejtorit të RTK-së, duke theksuar se nuk do të flasë asnjë fjalë, pos që u bashkohet deklaratave të zyrtarëve të tjerë shtetërorë e ndërkombëtarë. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...