Artikull i sponsorizuar

Inovacion në mënyrën e pagesave me kartelat e bankës ProCredit

29 Gusht 2016 - 13:37      

Banka ProCredit ka lansuar mundësinë e “Pagesave Super të Shpejta” që realizohen pa e futur kartelën në pikat e shitjes (POS) dhe pa e shtypur PIN-in.

Këto pagesa mundësohen përmes kartelave të reja të debitit MasterCard apo kartelave ngjitëse për të cilat klientët duhet aplikuar paraprakisht.

Me këto kartela klientët mund të realizojnë pagesa vetëm duke e afruar kartelën apo kartelën ngjitëse në pikat e shitjes (POS) dhe pagesa konsiderohet e përfunduar. Këto blerje mund të bëhen tek të gjithë partnerët e bankës që janë të pajisur me shenjën “Pagesa super të shpejta”.

Ky lloj i pagesave dedikohet për blerjet e klientëve në shuma të vogla; klientëve ju lejohet mundësia për një blerje deri në shumën 15 Euro, apo maksimum 4 blerje brenda 24 orëve. Udhëzimet si të realizohet një pagesë i gjeni këtu.

Si mund të pajisen klientët e bankës me këtë shërbim?
Kartelë mbajtësit e bankës duhet të aplikojnë për kartela të reja të cilat posedojnë opsionin e “Pagesave Super të Shpejta”.
Ose klientët mund të aplikojnë në bankë për t’u pajisur me një kartele ngjitëse që mund të vendoset në telefonat mobil për t`i realizuar blerjet.

Nga perspektiva e bankës kjo mundësi e pagesës tregon vendosmërinë e bankës në avancimin e shërbimeve elektronike ndërsa në perspektivë të kartelë-mbajtësve në Kosovë shtimi i këtij funksionaliteti të kartelës së debitit MasterCard nënkupton shtimin e një mënyre të re dhe super te shpejt për blerjen e produkteve dhe shërbimeve në shuma të vogla, për më shumë ju lutem klikoni pagesa super të shpejta

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...