Në Tiranë sot u protestua kundër demarkacionit me Malin e Zi [video]

29 Gusht 2016 - 13:26      

Një protestë kundër marrëveshjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi është mbajtur sot para selisë së Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

“Shqiptarët kanë toka për të marrë në Ballkan jo për të dhënë. Politik bërësit shqiptarë të heqin dorë nga tradhtitë. Kryeministri përpara se të përkthejë në serbisht, “Kurbanin” e tij të hedhë sytë nga kurbani i trojeve shqiptare. Historia nuk gjykon vetëm tradhtarët, por dhe indiferentët”, raporton Oranews.

Kjo u bë thirrje sot në protestën e shoqërisë civile, që po mbahet në Tiranë përpara Ambasadës së Kosovës.

Në këtë tubim aktivistët shprehën shqetësimin e tyre sa i takon Marrëveshjes për shënimin e kufirit midis Kosovës dhe Malit të Zi.

Gjatë muajit dhjetor 178 intelektualë, studiues e profesorë i ishin drejtuar opinionit me vërejtjet e shqetësimet sa i takon kësaj marrëveshje.

Po ashtu gjatë qershorit në Tiranë u organizua konferencë shkencore me studiues shqiptarë të Kosovës e Shqipërisë ku u paraqitën fakte e argumente ku sqarohej humbja e 8200 hektarëve tokë në dëm të Kosovës.

Po gjatë kësaj kohe një grup prej 139 akademikë, intelektualë, profesorë, studiues, ushtarakë, gazetarë, profesionistë dhe studentë janë bashkuar në një thirrje drejtuar Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë lidhur me anulimin e Marrëveshjes aktuale të demarkacionit Kosovë-Mali i Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...