Foto: Koha / Ilustrim

AAK dhe Nisma i përgjigjen pozitivisht thirrjes për takim të deputetit Kelmendi

29 Gusht 2016 - 13:05      

AAK dhe Nisma për Kosovën, ashtu siç kanë marrë pjesë në të gjitha tryezat dhe debatet që janë mbajtur deri më tani për demarkacionin me Malin e Zi, janë të gatshëm që në funksion të përmbylljes së drejtë të kësaj çështjeje të marrin pjesë edhe në takimin e ftuar nga deputeti Ramiz Kelmendi.

Këto dy parti këtë e bëjnë të ditur përmes një deklarate për opinionin, që sapo i arriti Koha.net.

Idenë e këtij takimi e kuptojmë si edhe një mundësi tjetër, që përfaqësuesit e institucioneve të shtetit të binden që Qeveria dhe Komisioni Shtetëror i demarkacionit i kanë bërë disa gabime në Marrëveshjen për demarkacionin, të arritur me palën malazeze, dhe se rrugëdalja nga një situatë e tillë është korrigjimi kësaj Marrëveshjeje dhe kthimi i kufirit në dy pikat kontestuese, në Kullë dhe në Çakorr.

AAK dhe Nisma për Kosovën janë të bindur se pozicioni, që ato përfaqësojnë, është i drejtë, i saktë dhe në interes të fqinjësisë së mirë dhe të ndërtimit të marrëdhënieve të qëndrueshme ndërshtetërore ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, thuhet në deklaratën e këtyre dy partive. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...