AG e AAK-së kundër Vuk Jeremiqit për sekretar të përgjithshëm të KB

29 Gusht 2016 - 12:35      

Aleanca e Gruas se Kosovës përkrah protestën kundër nominimit të Vuk Jeremiiqit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së, e cila do të mbahet më 3 shtator në Prishtinë, tek sheshi Zahir Pajaziti, në ora 12:00.

Aleanca e Gruas se Kosovës(AGK) mbështet letrën protestuese të dërguar për të gjithë ambasadorët e shteteve anëtare të Këshillit të Sigurimit dhe Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, nga gratë e Srebrenicës dhe Zhepës, letër kjo që kundërshton nominimin e Jeremiqit, transmeton Koha.net.

AGK kërkon nga OKB qe te mos përkrahin kandidaturën aktuale dhe cilën do kandidature qe vjen nga shteti i Serbisë përderisa Serbia:

Nuk kërkon falje për krimet e bëra në luftën e fundit ne Kosove;

Nuk kthehen trupat e të pagjeturve;

Nuk njeh shtetin e Kosovës;

Vazhdon të sillet në mënyrë të papranueshme karshi çdo iniciative të Kosovës për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare, thuhet në deklaratën e AG të AAK-së. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...