Nëndega e PDK-së në Rugovë i kërkon qendrës t’i thotë jo demarkacionit

29 Gusht 2016 - 12:28      

Nëndega në Rugovë e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), përmes një letre i kanë kërkuar kryetarit të kësaj partie, Kadri Veseli, që deputetët e PDK-së mos ta votojnë ratifikimin e Marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.

Nëndega e PDK-së në Rugovë kanë mbajtur takim me kryesinë e kësaj dege më 23 gusht dhe se si pikë të vetme të diskutimit, sipas dokumentit që e posedon redaksia e KosovaPress, kishin çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Në letrën të cilën e ka siguruar redaksia thuhet kështu:

“Duke marrë parasysh se Komisioni për demarkacionin e kufirit nuk ka qenë transparent me banorët lokal. Asnjëherë nuk ka prezantuar vendimet e demarkacionit të kufirit në të kaluarën, aprovuar nga institucionet e atëhershme relevante. Po ashtu duke u bazuar në dy vendimet e asamblesë së Komunës së Pejës lidhur me kundërshtimet e punës së këtij Komisioni dhe duke marrë parasysh perspektivën e kësaj çështje më të rëndësishme që ka shkaktuar politizimin në mes të banorëve dhe të pushtetit aktual, kërkojmë nga kryetari i degës dhe Kryesia, e strukturat partiake në qendër, të përkrahin idenë tonë që të kërkohet nga deputetët që të mos e votojnë aprovimin e punës për demarkacion”, thuhet në letrën e nënshkruar nga shtatë anëtar të nëndegës së Rugovës.

Përkundër përpjekjeve, KP thotë se nuk ka mundur të marrë qëndrimin e krerëve të PDK-së në lidhje me kërkesën e nëndegës së PDK-së në Rugovë të Pejës.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...