29 Gusht 2016 - 11:25
Shpërthimi i ndodhur në shtëpinë e drejtorit të RTK-së, Mentor Shala, në rrugën “Muharrem Fejza” në Prishtinë, për të cilin supozohet se është shkaktuar nga një granatë dore, nuk ka shkaktuar viktima në njerëz apo të lënduar, e as dëme të dukshme materiale, ndërsa ka shqetësuar banorët vendas.
Policia e Kosovës njofton se janë ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, ku kanë gjetur dhe konfiskuar, në cilësi të provës materiale, një siguresë të granatës se dorës. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Policia është duke ndërmarrë veprime hetimore lidhur me rastin”, thuhet në raport.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...