AAK: Sulmi ndaj shtëpisë dhe pronës së drejtorit të RTK-së, akt kriminal

29 Gusht 2016 - 11:12      

Sulmi në shtëpinë dhe pronën familjare të drejtorit të Përgjithshëm të RTK-së, Mentor Shala, është një akt i pashembullt i dhunës në rritje në Kosovë.

Njëkohësisht është goditje ndaj medias dhe lirisë së saj, dhe për më tepër sulm ndaj integritetit familjar të zotit Shala, transmeton Koha.net.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, e dënon fuqishëm këtë akt kriminal dhe kërkon nga organet e rendit dhe të ligjit që sa më parë ta zbardhin aktin. Në të kundërtën të japin dorëheqje të gjithë ata që nuk janë në gjendje të japin asnjë sqarim për një sër sulmesh e shpërthimesh të ngjashme, që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit në Kosovë, e aq më pak të kapin autorët e tyre.

Kosova nuk mund të jetë vend i krimit e i terrorit dhe AAK inkurajon të gjithë ata që mund të ofrojnë informacione, për autorët e vërtetë të këtyre akteve kriminale. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...