29 Gusht 2016 - 11:09
Ministri Hyseni e falënderoi ambasadorin Braathu për angazhimin e tij konkret në promovimin dhe thellimin e marrëdhënieve ndërshtetërore, si dhe shprehu mirënjohjen për mbështetjen e pakursyer që institucionet dhe qytetaret e Mbretërisë së Norvegjisë i kanë ofruar qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës, transmeton Koha.net.
Ministri Hyseni falënderoi ambasadorin Braathu për përkrahjen financiare që ka bërë Mbretëria e Norvegjisë në projekte konkrete në përmirësimin e sigurisë në disa komuna të Republikës së Kosovës.
Nga ana tjetër, ambasadori Braathu ka falënderuar ministrin Hyseni për bashkëpunimin e mirë që ka pasur dhe theksoi vendosmërinë e Mbretërisë së Norvegjisë për të mbështetur përparimin e Republikës së Kosovës.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...