29 Gusht 2016 - 11:02
Kështu Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP) përmes një konkluzioni ka lejuar universitetin “Ukshin Hoti” të Prizrenit të vijojë procedurat e prokurimit për renovimin e konviktit, shkruan sot “Koha Ditore”.
“I lejohet autoritetit kontraktues, universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” që të vazhdojë procedurat e prokurimit, lidhur me aktivitetin e prokurimit me titull: “Renovimi i konviktit të UPZ-së”, thuhet në konkluzionin e OSHP-së, të publikuar pak ditë më parë. Në arsyetimin e konkluzionit thuhet se operatori ekonomik “Blenor & Armendi-FA SHPK” më 5 gusht 2016 kishte parashtruar ankesë me arsyetimin se UPZ-ja nuk i kishte respektuar dispozitat e Ligjit të prokurimin publik.
OSHP-ja ka bërë të ditur se gjatë shqyrtimit të shkresave të lëndës ka konstatuar se autoriteti kontraktues në këtë rast UPZ-ja u është përmbajtur rekomandimeve të Panelit shqyrtues... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...