Historianët e Deçanit i shkruajnë kryeparlamentarit, ia kujtojnë datat që e dëmtuan Kosovën

29 Gusht 2016 - 08:34      

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, i ka drejtuar sot një letër publike kryetarit të Kuvendit të Republikës se Kosovës, z.Kadri Veseli, përmes të cilës i kërkon që bashkë me deputetët të mos e votojë Marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi, transmeton Koha.net.

Në letër historianët e Deçanit shkruajnë:

Siç është theksuar këto ditë, me 1 shtator 2016, Kuvendi i Republikës se Kosovës, i drejtuar nga ju, do të ketë në pikë të rendit të ditës, votimin e Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi.

I nderuar Kryetar Veseli,

Komisioni Khtetërore i kryesuar nga ana e Murat Mehës ka bërë një punë skandalozë, ngase i ka ikur realitetit të vërtetë të vijës se kufirit në mes të Kosovës dhe Malit të Zi.

Kjo pikë kufitare për kilometra të tëra ka hyrë në territorin e Kosovës. Andaj, votimi i kësaj marrëveshje është shumë e dëmshme për Kosovën dhe qytetarët e saj të brezit kufitar.

Nëpërmjet kësaj letre publike, do të donim të shprehim mendimin tonë, se kjo marrëveshje duhet të ndalet dhe nuk duhet të votohet në Kuvendin e Republikës së Kosovës, dhe deputetë të cilët janë të zgjedhurit e popullit nuk duhet të votojnë copëtimin e Kosovës.

I nderuar kryetar Veseli,

Historia, na i ka mësuar gabimet tona:

- Mos të i harrojmë proceset e para më shumë se 100 viteve,
- Mos të harrojmë vendimet e Konferencës se Ambasadorëve në Londër me 1912-1913, dhe
- Mos të harrojmë vendimin e Kuvendit të Prizrenit të korrikut të vitit 1945, kur Kosova dhunshme ju bashkua Serbisë, ku ishin vet shqiptarët ata të cilët votuan dhe i quan gishtat që Kosova të mbetet nen Serbi.

Andaj, edhe votimi i Marrëveshjes për Demarkacionin në mes të Republikës se Kosovës dhe Republikës se Malit të Zi me 1 shtator të këtij viti, shumë kënd do të mund të hedhë në krahun e atyre që nuk e duan Kosovën shtete, në krahun e atyre që nesër historia do të i gjykoj dhe fëmijët e tyre do të turpërohen.

I nderuar kryetar Veseli,

Ju i takoni brezit të cilët e keni kapur pushkën dhe i keni dalë shpëtim këtij populli dhe kësaj toke. Ju lutemi që të përdorni autoritetin tuaj dhe të ndaleni votimin e kësaj marrëveshje.

Ju e keni në dorë fatin e këtij populli. Janë deputete tuaj ata që me 1 shtator 2016, do të tregojnë vetën se a janë ata të vërtetët që ishin, a janë ata veprimtarë e veprimtare të viteve ’90 të cilët të tubuar rreth lëvizje gjithë-popullore Lidhja Demokratike e Kosovës, krijuan kushtet që të ketë suksese edhe Lufta a lavdishme e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo nuk është Kosova e Adem Jasharit, Luna Haradinajt, Sali Çekajt, Fehmi e Xheve Lladrovit, Mujë Krasniqit e shumë e shumë bashkëluftëtarëve të tjerë të cilët sot prehen të qete në altarin e lirës se Kosovës.

Në fund të kësaj letre publike, i nderuar Kryetar i Kuvendit të Republikës se Kosovës, përsërisim edhe një herë se kjo marrëveshje nuk duhet të miratohet, sepse me këtë do të tregohet se Kosova e mbron sovranitetin e saj, përfundon letrën Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, që sot ia drejton kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...