SBASHK-u paralajmëron protesta në shtator

29 Gusht 2016 - 06:31      

Drejtuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBAShK), kanë paralajmëruar grevë për muajin shtator, nëse nuk realizohen kërkesat e tyre që janë pjesë e kontratës kolektive, si pagesa 70% për udhëtimin e punëtorëve të arsimit dhe pagesa e tri pagave pas pensionimit, transmeton Koha Ditore.

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, të Shkencës dhe të Kulturës (SBAShK), Rrahman Jashari, ka thënë se më 1 shtator nuk do të ketë grevë, mirëpo nëse nuk ka reflektim nga Qeveria kjo do të ndodhë gjatë po këtij muaji, transmeton Koha.net.

“SBASHK-u ka paralajmëruar se në shtator pritet që të ketë veprime sindikale, madje edhe greva, por aktualisht kemi qëndrim se më 1 shtator të mos këtë grevë për dy arsye, njëra që nuk duam t’ua mohojmë fëmijëve të klasave të para të njohin shkollën dhe mësuesit dhe për shkak po presim 1 shtatorin që të shohim se si do të sistemohen mësimdhënësit e Kosovës pasi kemi paralajmërime se do të ketë telashe me orët dhe me zbritje normash eventuale”, ka thënë Jashari ... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...