Votimi i demarkacionit mund të shtyhet

29 Gusht 2016 - 07:25      

Thirrjet e shpeshtuara të presidentit Hashim Thaçi e të kryeministrit Isa Mustafa për ta votuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi nuk ua kanë ndërruar qëndrimin disa prej deputeteve të koalicionit, shkruan sot Koha Ditore.

Megjithëse seanca është caktuar për këtë të enjte, mbajtja e saj është vënë në dyshim për shkak se ende nuk janë arritur mbi 80 votat e domosdoshme, transmeton Koha.net.

Situatën me numra nuk e kanë ndryshuar as komunikatat e përditshme të Komisionit shtetëror, i cili pretendon se Kosova nuk humb territor në raport me shtetin malazias.

Edhe pse partitë në koalicion, PDK dhe LDK, i kanë dhënë mbështetje unanime marrëveshjes, deputetë brenda tyre kanë paralajmëruar votë kundër... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...