Nesër aksion simboli i grupit të protestave kundër “Pronto 2”

28 Gusht 2016 - 22:36      

Pjesëtarë të organizimeve të protestave kundër “Dosjes së Shefave” kanë paralajmëruar për një aksion simbolik për nesër në mesditë.

Nëpërmjet një komunikate për media organizimi i quajtur #Protestoj ka paralajmëruar për një aksion simbolik para ndërtesës së Qeverisë.

Aksioni është paralajmëruar për orën 11:30 në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Që nga fillimi i publikimeve të përgjimeve telefonike ku protagonist kryesor i tyre është deputeti Adem Grabovci dhe zyrtarë të lartë të PDK-së, #Protestoj ka organizuar disa aksione dhe protesta në Prishtinë me kërkesën- dorëheqjen e Qeverisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...