28 Gusht 2016 - 22:10
Atë kanë mundur ta shohin duke pushuar në Sarandë ditë më parë, kurse sot është parë në një ambient tjetër në Kosovë.
“Shefi i shefave” është parë në një restorant nën hijen e lisave në fshatin Hereq të Gjakovës.

Ndërkohë Prokuroria e Shtetit tashmë ka filluar hetimet ndaj Grabovcit, si njeriu kryesor në aferën “Pronto 2”, ku ai punëson njerëz me ose pa kritere në borde dhe agjenci tjera shtetërore.
Prokuroria Speciale, nëpërmes një komunikate ditë më parë ka treguar se ka krijuar dyshim të arsyeshëm se ai ka kryer veprën penale në vazhdim: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar, nga neni 422 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 81 të këtij Kodi. Ai dyshohet se këtë vepër e ka bërë në bashkëkryerje me persona të tjerë, të paidentifikuar deri më tani.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...