Jevtiq: Do t’iu sigurojmë jo vetëm qëndrim ditor, por edhe shtëpi për banim në Mushtisht

28 Gusht 2016 - 20:25      

Ministri për Kthim dhe Komunitet në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, ka thënë se do të insistojë të sigurojë qëndrimin jo vetëm ditor të të zhvendosurve, por edhe kthimin e njerëzve me fëmijë.

Ai ka thënë se beson dhe ka dëgjuar nga të zhvendosurit që nuk do të heqin dorë nga dëshira për t’u kthyer, edhe pse sot ishte ditë zhgënjyese për ata.

“Ishte zhgënjyese ngaqë pritën disa orë për të qenë në fshatin e tyre, ku shumica prej tyre kanë kaluar jetën aty”, ka thënë Jevtiq për REL.

Ai njoftoi, gjithashtu, se në një periudhë të shkurtë do të fillojë ndërtimi i shtëpive për dhjetë familjet që kanë vendosur të kthehen.

“Kërkojmë mbrojtje të plotë ligjore dhe të sigurisë për këta njerëz, me dëshirën që në këtë mënyrë të luftohet sundimin e të drejtës dhe ligjit. Lufta jonë është ajo luftë që na çon në këtë qëllim”, ka thënë Jevtiq.

Ai në fund ka thënë se është këmbëngulës që serbët të kthehen jo vetëm në Mushtisht, por në gjithë Kosovën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...