28 Gusht 2016 - 20:19
Sot në Mushtisht, banorët e fshatit nuk lejuan që serbët të ktheheshin në fshat pa kërkimfalje dhe dhënie llogari për krimet e bëra gjatë luftës. Në protestë u arrestuan 24 persona.
Qeveria pas rastit kishte shprehur keqardhje për ngjarjen e ndodhur dhe ka shtuar se është dashur të respektohet e drejta për kthim.
Për këtë Nisma e Fatmir Limajt thotë se pushteti po abuzon me ndjenjat e popullit duke ja ngacmuar plagët e freskëta të luftës.
“Përplasja e sotme e policisë me popullin edhe njëherë tregon fytyrën e vërtet të këtij regjimi, tregon se ky regjim është i gatshëm të bëjë çdo gjë vetëm për të qëndruar në pushtet. Sot qytetarët e Mushtishtit patën dy kërkesa shumë të qarta, të drejta dhe humane. Zbardhja e fatit të të afërmve të tyre të rrëmbyer nga ushtria dhe policia serbe dhe e dyta ata që kanë bërë krime të dalin para drejtësisë dhe ta marrin dënimin e merituar”, thuhet në reagimin e Nismës.
“Çdo tentim për t’i dhënë kahe tjetër kësaj proteste të qytetarëve të Mushtishtit është e papranueshme dhe qëllimkeqe. Përpjekja e këtij pushteti që t’i kapërcejë dhe t’i qesë në harresë vuajtjet e këtij populli dhe të barazojë viktimën dhe xhelatin siç kanë filluar disa nga pushtetarët për interes individual do të dështon me turp. Paqja dhe mirëkuptimi vjen kur drejtësia shkon në vend për secilin”, përfundon reagimin Nisma për Kosovën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...