28 Gusht 2016 - 19:01
Ata që nga ora 7:00 e mëngjesit kishin bllokuar rrugët kryesore të këtij fshati, duke ua bërë me dije serbëve se nuk mund të kthehen në këtë fshat pa dhënë përgjegjësi për siç kanë thënë ata krimet e kryera gjatë luftës, transmeton Koha.net.
Ndërsa tentimet e policisë për të liruar rrugën nga do të kalonin autobusët me serbë vetëm sa revoltonin edhe më shumë protestuesit. Si pasojë e kësaj pati edhe të lënduar.
Policia u gjuajt me gurë e shishe qelqi, gjë që detyroi ata të arrestojnë disa nga protestuesit. Policia më në fund arriti ta lirojë njërën korsi të rrugës, por kjo nuk mjaftoi që serbët të vinin për vizitë, ashtu siç ishte paraparë.
Drejtori i Policisë në Prizren, Nexhmedin Krasniqi, konfirmoi se pavarësisht lirimit të rrugës, tre autobusë me serbë ishin kthyer prapa.
E gjithë kjo situatë gjatë gjithë kohës u përcoll nga pjesëtarët e KFOR-it. Protesta përfundoi me 24 persona të arrestuar, 4 policë të lënduar, 2 prej të cilëve më rëndë.
Paralajmërimet për ndërtimin e disa shtëpive të serbëve dhe kthimin e tyre kishin revoltuar edhe më shumë banorët e këtij fshati, të cilët disa herë kanë paralajmëruar se nuk do të lejojnë kthimin e tyre.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...