Situata e zjarrit në Ulqin nën kontroll

28 Gusht 2016 - 17:51      

Sot në kabinetin e kryetarit të komunës është mbajtur takimi i radhës i Shtabit të Emergjencën, në të cilin është analizuar situata e krijuar pas shpërthimit të zjarrit në Malin e Bardhë, i cilin më vonë është përhapur në zonën e Mëhallës së Re, dhe ka rrezikuar të përhapet edhe në zonat tjera të qytetit.

Në takim është konstatuar që situata tani është nën kontroll fal angazhimit maksimal dhe koordinimit të mirëfilltë të Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit dhe shërbimeve tjera komunale, si dhe një numrit të madh të qytetarëve të cilët zjarrfikësve i dolën në ndihmë. Për një kohë shumë të shkurtër janë hapur korridoret për bartjen e tubacioneve të ujit dhe në këtë mënyrë është ndalur inteziteti i përhapjes të zjarrit. Në ndaljen e shtrirjes së zjarrit ndikuan dhe kushtet e favorshme meteorologjike të ditës së sotme. Që nga orët e mëngjesit është i anagazhuar aeroplani special për fikjen e zjarrin – dromader i cili do të veprojë tërë ditë, dhe po nëse paraqitet nevoja do t’i bashkohen edhe aeroplanë tjerë nga shtetet fqinje.

Kryetari Cungu shtoi që shpreson që sot të mos ketë bërë e cila mund të ndikojë në riaktivizimin dhe përhapjen e zjarrit. Ai shprehu mirënjohje për punë dhe ndihmën e shërbimit te policisë, ndihmën e zjarrfikësve nga Tivarit, Podgoricës, Cetinjes dhe Budvës, si dhe apelojë tek qytetarët të mos ndezin në natyrë sepse jemi në periudhën e thatësirave dhe shumë lehtë zjarri mund ti dal kontrollit.

Nga Shtabi i Emergjencën apelohet tek qytetarët dhe gazetarët të mos përhapin panik dhe dezinformata sepse kjo mund të ndikojë dukshëm në vështirësimin e punës të shërbimeve në menaxhimin e situatës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...