28 Gusht 2016 - 17:46
“Janë krejtësisht të panevojshme dhe të papranueshme skenat nga fshati Mushtisht”, është shprehur presidenti Thaçi, i cili ka shtuar se “këto veprime nuk janë as në interes të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”. Ai ka përsëritur se është e drejtë e secilit që të kthehet në pronën e tij dhe në vendin e tij të origjinës, transmeton Koha.net.
I pari i vendit ka thënë se të gjithë kanë të drejtë të kthehen në vendin e tyre të origjinës, në pronën e tyre. “Kjo vlen për çdo qytetar të Kosovës, pa dallim etnie”, tha Thaçi, duke bërë thirrje që të gjithë të respektojnë këtë të drejtë.
“Çështja e të zhdukurve, e të zhvendosurve, e pronave të uzurpuara janë plagë të hapura nga lufta. Duhet t’i mbyllim sa më parë këto plagë dhe të kthehemi nga e ardhmja”, ka thënë Thaçi, i cili theksoi se e ardhmja është në paqe, dialog dhe bashkëpunim.
Duke shtuar se dhuna nuk ka vend në Kosovën e re, Thaçi përfundoi se drejtësia do të merret me të gjithë ata që kanë kryer krime në të kaluarën, meqë “drejtësia është kusht për pajtim të sinqertë dhe për ndërtimin e Kosovës multietnike".
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...