AAK: Mos u shkaktoni plagë të reja njerëzve në Mushtisht

28 Gusht 2016 - 16:47      

Grupi Parlametar i AAK-së ka reaguar për dhunën policore ndaj njerëzve në Mushtisht, të cilën e quajnë të papranueshme, duke shtuar se ata kanë treguar me kohë që nuk i duan serbët në fshat.

“Pamjet e dhunës policore ndaj njerëzve të Mushtishtit, janë të papranueshme. Fshatarët e kanë treguar me kohë që nuk i duan serbët në atë fshat pa u bërë drejtësia për masakrat që kanë ndodh aty”, thuhet në reagimin e AAK-së, transmeton Koha.net.

Ata kanë thënë se Qeveria e Kosovës është dashur ta sqarojë këtë situatë, dhe se presidenti në vend se të përkulet para memorialëve ku shqiptarët konsiderohen terroristë, është më mirë të kërkojë kthimin e trupave të të pagjeturve në Kosovë.

“Nuk mundesh edhe të jesh ‘xhelati’ edhe të kthehesh në vendin e krimit sikur nuk ka ndodhur asgjë. Qeveria e Kosovës, është dashtë që më kohë të marrë masat e kjartesimit të situatës atje. Presidenti, në vend që të përkulet para memorialëve ku akuzohen shqiptarët si ‘terrorist’ është mirë që të kërkojë nga Serbia të tregojnë ose t'i kthejnë trupat edhe të mbi 1000 të zhdukurve. Nuk mund të ketë paqe të njëanshme dhe të bësh kërkim falje pse ke qenë viktimë”, thuhet në tej nga AAK.

AAK kërkon që mos të shkaktohen plagë të reja njerëzve në Mushtisht e në mbarë Kosovën.

“Ata që i kanë shkaktuar vuajtjet duhet ta bëjnë një gjë të tillë. Mos u shkaktoni plagë të reja njerëzve të Mushtishtit dhe të mbarë Kosovës. Kërkim falje dhe drejtësi për mijëra viktimat e luftës!”, përfundon reagimi i AAK-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...