Zogaj kundër protestës në Mushtisht, tregon arsyet pse

28 Gusht 2016 - 16:24      

Drejtori ekzekutiv i Lëvizjes “Fol” ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se pse është kundër protestës së banorëve të Mushtishtit.

Ky postim erdhi pasi banorët e Mushtishtit pas një rezistence disaorëshe në qendër të fshatit, nuk lanë të kalojnë tre autobusë me serbë që shkonin në një kishë, ku do të kryenin rite fetare, transmeton Koha.net.

Ai rëndit gjashtë arsye pse është kundër protestës, duke shtuar edhe propozime se çka duhet të bëhet në këtë drejtim.

Më poshtë mund të lexoni postimin me arsyet e Zogajt:

Arsyet pse isha dhe pse jam kunder protestes se Mushtishtit

1. Banoret e Mushtishtit do te duhej qe te krijojne iniciativa për t'i dëshmuar te gjitha krimet ne njerëz dhe demet materiale qe jane shkaktu gjate luftes nga shteti serb dhe serbet qe kane qene te përfshirë ne lufte dhe t'i dërgojnë neper gjykata. Kjo s'ka pike lidhje qe gjykatat aktualisht nuk funksionojnë si duhet. E rëndësishme është qe te mbeten te dorëzuara dëshmitë e krimeve dhe dëmeve. Sa ne shume qe largohemi nga lufta, sq me pak deshmish mund te kemi.

2. Banoret e Mushtishtit sikurse të gjithë qytetarët e Kosovës duhet te bëjnë presion tek Qeveria dhe institucionet lokale qe t'i kërkohet dhe t'i kushtezohet çfarëdo raporti Serbise me kerkimfalje. Ky presion duhet te ndodhe mbi Qeverine e Kosoves. Sepse, nese dikush eshte fjator qe Serbia (jo serbet) sillet sikurse nuk ka bere asgje ne Kosove, eshte Qeveria e Kosoves. E kur jemi tek Qeveria e Kosoves, e them me plote pergjegjesi qe kete qeveri dhe te tjerat para saj, jane edhe banoret e Mushtishtit qe e kane votu dhe e votojne. Pra, banoret e Mushtishtit nuk duhet qe luften qe duhet ta kene me Qeverine e Kosoves ta kthejne kunder serbeve lokal. Eshte gabim strategjik.

3. Banoret e Mushtishtit sikurse te gjithe njerezit ne Kosove duhet me e pase te qarte qe Kosova nuk eshte vetem e shqiptareve, por edhe e serbeve, turqeve, boshnjakeve, romeve, ashkalive, egjiptaseve, malazezeve, kroateve dhe e te gjithe atyre qe dojne te jetojne ketu. Prandaj, edhe sipas Kushtetutes tone edhe sipas konventave nderkombetare ku ne i zbatojme, askush nuk mundet me ja muhu tjetrit qasjen ne pronen e vet.

4. Isha dhe jam kunder protestes edhe per arsye qe partite politike, ato ne pushtet-shqiptare e serbe si dhe partite ne opozite-shqiptare dhe serbe po ju perdorine per te krijuar momentume te tyre politike. Pra, ju qe protestoni jeni duke u keqperdorur nga pushteti dhe opozita, sikurse edhe serbet qe kane tentu me ardhe sot ne Mushtisht jane duke u keqperdorur nga partite serbe ne Kosove e Serbi. Prandaj, e gjitha cfare po beni ju qytetare te manipuluar, po ju krijoni momente te favorshme manipulatoreve.

5. Pra, ju kisha ba thirrje njerezve ne Mushtisht qe t'i mbledhin sa me pare faktet e demeve te luftes dhe t'i inicojne rastet neper gjykata. T'i bejne presion Qeverise se Kosoves mbi kerkimfaljen e domosdoshme qe Serbia duhet te bej dhe sigurisht t'ju lejoj serbeve lokal, sigurisht ata qe nuk kane bere krime qe t'i vizitojne shtepite e tyre dhe t'i mirepresin nese deshirojne te kthehen. Kete besoj si model duhet te ndjeket ne giithe Kosoven.

6. E fundit, por shume e rendesishme. Kushdo qe qellimshem m'i lexon ndryshe keto qe kam thene, perpos qe nuk e marre seriozisht, shprehi keqardhje per nivelin e te lexuarit dhe te kuptuarit te gjerave dhe situatave. Une populist e manipulator nuk jam. Ata/o i gjeni ne parti politike, por ka edhe jashte tyre te tille.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...