Qeveria thotë se serbët patën drejtë të kthehen në pronat e tyre

28 Gusht 2016 - 16:12      

Qeveria e Kosovës nëpërmes një komunikate për medie ka shprehur keqardhje për incidentet e dhunshme që kanë ndodhura sot në Mushtisht.

Qeveria ka thënë se pa marrë parasysh përkatësisë etnike, që në këtë rast ishin serbët, qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të kthehen në pronat e tyre, transmeton Koha.net.

“Mirëpo, po ashtu, Qeveria e Kosovës konsideron se çdo qytetar i Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë etnike, ka plotësisht të drejtë të kthehet në pronat e tij, në mënyrë të papenguar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës, për të cilën pjesë më poshtë thotë se “kjo është e drejtë e garantuar me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, me të gjitha aktet ligjore, me konventat ndërkombëtare por është në përputhje me traditën, vullnetin dhe vizionin e popullit të Kosovës për bashkëjetesë paqësore”.

Qeveria e Kosovës, më tej përgjatë komunikatës thotë se respekton plotësisht të drejtën e çdo qytetari për protestë paqësore, për çfarëdolloj arsye, duke ritheksuar paqësore, si e drejtë themelore dhe e patjetërsueshme e shprehjes së mendimit dhe kërkesave publike.

Kurse kërkesa e qytetarëve për zbardhjen e krimeve të luftës dhe dënimi i tyre, është krejt legjitime.

“Po ashtu, Qeveria e Kosovës konsideron se kërkesat e qytetarëve për zbardhjen e plotë të të gjitha krimeve të luftës dhe dënimin e të gjithë kryesve të tyre është plotësisht legjitime. Ndërkaq, personat që kanë kryer krime gjatë luftës duhet të përballen individualisht me drejtësinë”, përfundon Qeveria e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...