Foto: Koha

Arifi, para ikjes nga BSPK-ja, pret rritjen e pagës minimale

28 Gusht 2016 - 10:28      

Kreu i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK), Haxhi Arifi, edhe pse që dy vite ka dalë në pension, do të qëndrojë në krye të kësaj sindikate deri në fillim të muajit nëntor.

Nuk pretendon të ri-kandidoj për këtë post për shkak të moshës, mirëpo ai nuk do heq dorë nga bordi i Agjencisë Kosovarë të Privatizimit (AKP), thotë në një intervistë për KosovaPress, Kryetari aktual i BSPK-së, Haxhi Arifi.

Arifi tregon se janë në parapërgatitje në bazë të statutit për organizmin sindikal, ku edhe është caktuar data e mbajtjes së Kongresit për zgjedhjen e kryetarit të ri në BSPK.

“Do të jetë më 2 nëntor të këtij viti, jemi në parapërgatitje e sipër në bazë të statutit dhe ligjit mbi organizimin sindikal ne sot i kemi të përgatitura gati të gjitha edhe Komisionet që janë duke punuar punën e vet dhe sipas statutit do të mbahet edhe një Këshill i përgjithshëm ku edhe juridikisht do të shpallen edhe zgjedhjet që duhet të gjitha federatat t’i mbajnë zgjedhjet, sepse delegatet e tyre duhet ta ketë mandatin nga Federata… ne më 2 nëntor do ta kemi Kongresin e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës”, thotë Arifi.

Në të gjitha degët, përveç dy degëve, ajo e Administratës dhe e Doganës, nuk janë mbajtur zgjedhjet meqë kanë pasur mandat, kurse, sipas Arifit, degët e tjera i kanë mbajtur zgjedhjet, kështu që ai tha se janë të përgatitur për Kongresin.

Arifi thotë se në Kongresin e ardhshëm nuk do të rikandidoj për mandatin e tretë si kryetar i BSPK-së, kurse sa i përket çështjes së anëtarit të Bordit në AKP, ku ka marrë mandatin sivjet, ka lënë të kuptohet se nuk do të jap dorëheqje, por që do të vazhdojë si anëtar në bordin e AKP-së, meqë sipas tij nuk është vendim për punë por është mandat.

“Unë nuk do të jem kandidat, nuk do të konkurroj… ato janë çështje tona të brendshme do t’i diskutojmë në organet tona… ne që jemi si udhëheqës edhe të federatave edhe të konfederatave në këtë rast, nuk kemi vendime të punës, por kemi mandate. Vendimi me mandatin janë krejt dy pore të kundërta si nata me ditën. Ai që ka vendim në vend të punës kur ta bënë moshën 65 vjeçare vet punëdhënësi ia ndërpret, sepse e sanksionon ligji, kurse te ne në Bashkim të Sindikatave ata që kanë mandat, ata e vazhdojnë mandatin derisa t’i zgjedhë anëtarësia e vet… dhe mund të jetë një kryetar derisa ata të zgjedhin dhe t’i propozojnë… Kemi rastin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryetari sindikatave ka qenë deri në moshën 79 vjeçare ose 81 vjeçare, derisa anëtarësia e kanë dashur”, theksoi Arifi.

Ai për dy mandate në BSPK, thotë se me angazhimin e tij në krye të kësaj sindikate ka arrit të shtyjë përpara nxjerrjen e ligjeve që nuk i ka pasur asnjëherë klasa punëtore në Kosovë.

“Nga pozicioni im, si kryetar i Bashkimit të Sindikatave qe dy mandate, jam shumë i lumtur që sidomos për mandatin e dytë i kemi nxjerrë të gjitha ligjet që asnjëherë nuk i ka pasur punëtoria kosovare dhe tani punëtorët kosovarë punojnë dhe nuk i frikësohen problemeve, sepse ekziston një ligj që përmes ligjit mund të zgjedhë fatin e vet. Ato nuk janë pak ligje, janë shtatë ligje ndërsa tani presim edhe ligjin për sigurimin shëndetësor, por krahas asaj gjatë mandatit të dytë ka ndodhur edhe diçka tjetër që dy konfederatat që kemi qenë, jemi bashkuar dhe tani kemi vetëm një konfederatë që këtë e çmojnë edhe shtetet më demokratike”, theksoi ai.

Sipas Arifit, përpos kësaj që Kosova nuk e ka pasur, është Marrëveshja kolektive në nivel nacional që është më e avancuar. Ai lavdërohet se në mandatin e tij të parë ka pasur dy-tri herë ngritje të pagave në sektorin publik.

Ai pret që paga minimale për vitin e ardhshëm do të jetë 220-230.

Arifi thotë se si kryetar i BSPK-së ka punuar mjaft për të drejtat e punëtorëve, por më problematike sipas tij ka qenë dhe do të mbetët sektori privat.

Haxhi Arifi ishte zgjedhur kryetar i BSPK-së në vitin 2006, kurse në fund të vitit 2011 ka marrë mandatin e dytë që i mbaron në dhjetor të këtij viti. Përndryshe, Arifi më 1 korrik të vitit 2014 kishte mbushur 65 vjet.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...