Foto: Koha

Historianët e Deçanit: Serbët gjenocidalë nuk kanë vend në Mushtishtë e as në Kosovë

28 Gusht 2016 - 09:31      

Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, shprehet e shqetësuar me dhunën e përdorur nga ana e Policisë së Kosovës ndaj demonstruesve në fshatin Mushtishtë të Suharekës, me rastin e tentimit të vizitës në këtë fshat nga ana e një grupi serbësh.

“Ne, edhe me parë kemi shprehur shqetësimin tonë për rikthimin në këtë fshat të atyre serbëve që sipas banorëve vendas kanë kryer krime në këtë rajon, andaj e ripërsërisim qëndrimin tonë se në Kosovë nuk kanë vend ata që kanë kryer gjenocid kundër shqiptarëve të Kosovës”, thuhet në reagimin e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, raporton Koha.net.

Ky subjekt i ka bërë thirrje faktorit vendor e ndërkombëtar që të mos provokohet situata “me rikthimin në Kosovë të atyre serbëve që kanë gisht në dhunë, vrasje, maltretime e shantazhe ndaj popullsisë vendase shqiptare” ngase kjo nuk është e pranueshme dhe “është akt kundër vlerave fondamentale të tolerancës se krijuar me shekuj tek shqiptarët”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...