Foto: Koha

Rrena

28 Gusht 2016 - 08:03      

“Mos dilni në rrugë, se Isa e Hashimi ju fusin me zor në punë”, ishte një prej shakave që dëgjohej gjithandej Kosovës pas zgjedhjeve të përgjithshme më 2014. Kjo shprehje, burimin e kishte te premtimet e kryeministrit Isa Mustafa e presidentit Hashim Thaçi, që atëherë po shtyheshin se kush mund të punësojë më shumë kosovarë.

Thaçi, atëherë në fund të mandatit të dytë kryeministror, kishte premtuar 200 mijë vende pune me fitoren e tretë me radhë në zgjedhje. Lideri i partisë më të madhe opozitare, Mustafa, që synonte t’ia zinte vendin, kishte premtuar 120 mijë vende të reja pune me ardhjen e LDK-së në pushtet. Mustafa madje ishte zotuar se me të kryeministër, Thaçin do ta çonte në opozitë, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Qëndrim edhe imi, edhe i anëtarësisë së LDK-së është që të mos bëjmë koalicion me Partinë Demokratike”, kishte deklaruar bujshëm Mustafa, që garonte për fitore me LDK në nivel Kosove, pasi vetë i kishte humbur zgjedhjet për kryetar të Prishtinës.

Mustafa, jo vetëm që i hëngri menjëherë fjalët para anëtarësisë dhe hyri në koalicion me PDK-në, por sivjet iu ngërmua goxha fort disa deputetëve të LDK-së që kishin dhënë fjalën se nuk do ta votonin Thaçin president. Ardhja e Thaçit në krye të vendit ishte pjesë e marrëveshjes së koalicionit që ia ndante PDK-së postet e kryetarit të Kuvendit e të shtetit, që vetë Mustafa ta merrte Kryeministrinë... (më gjerësisht lexoni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...