Foto: Koha

Zogaj: Në Kosovë, jo politika, po gënjeshtra është arti i së mundshmes

28 Gusht 2016 - 07:02      

Politikanët kosovarë kanë përmbysur frazën e njohur “politika është art i së mundshme”, duke e bërë “gënjeshtra është arti i së mundshmes”, ka thënë Petrit Zogaj, drejtor ekzekutiv në lëvizjen “Fol”. Sipas tij, për shkak të qasjes së shtrembëruar që kosovarët kanë me ‘besimin’ ndaj politikës, tolerojnë politikanë që japin premtime, e të cilat dhe vetë qytetarët janë të bindur që nuk do t’i realizojnë, por që prapë u japin mbështetje.

Zogaj ka thënë se duke mos iu kushtuar vëmendje, duke mos i mbajtur përgjegjës për fjalët e dhëna dhe duke mos kërkuar që premtimet të jetësohen, është krijuar një klasë politike përbindësh në raport me qeverisjen dhe shpërndarjen e barabartë të të mirave publike, shkruan sot “Koha Ditore”.

“Pra njerëzit pavarësisht që u përsëritet e njëjta gënjeshtër nga një elitë e caktuar politike, prapë besojnë që gjërat mund të rregullohen po përmes këtyre politikanëve recidivistë”, ka thënë ai.

Zogaj nuk i ka lënë pa përgjegjësi edhe qytetarët, të cilët, siç ka thënë ai, po bëhen pjesë e një logjikë klienteliste të qeverisjes, dhe e cila më së shumti i shkon për shtati klasës së politikanëve të korruptuar. Kur është fjala për logjikën jo të mirë qeverisëse, sipas Zogajt, përjashtim nuk bëjnë as partitë opozitare... (intervistën e plotë e gjeni sot në “E diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...