
27 Gusht 2016 - 22:42
Në katër faqe, mund të lexoni shkrimin me po të njëjtin titull, ku mund të mësoni për premtimet e parealizuara të politikanëve të Kosovës dhe arsyet pse ata gënjejnë.
“Gënjeshtrat politike dhe politika e gënjeshtrave”, është shkrimi kushtuar temës së javës nga kryeredaktori i “Kohës Ditore”, Agron Bajrami.
Për “gënjeshtrat e politikanëve” mund të lexoni edhe intervistën me drejtorin e Lëvizjes “Fol”, Petrit Zogaj.
Në “Reportazh”, vjen shkrimi me titull “Jeta nën tension të lartë”.
Në faqet e botës, lexuesit mund të lexojnë për “qytezën kanadeze të vetëvrasjeve” dhe “normandët e fundit”.
“DokuFesti m’i ka përmbushur të gjitha ëndrrat”, është titulli i shkrimit në rubrikën “7 shkronja”.
Ndërkohë, në “Fejton” mund të lexoni për “rrugën e mundimshme deri në Shkodër.”
Kosovarçe i kushtohet “mullisit të fundit në Prizren”, i vjetër 300 vjet.
Në faqet e kulturës mund të lexoni për “Udhëtimin me biçikletë në vendet e bukura të Shqipërisë” dhe “Koleksionistin e 100 instrumenteve të moçme”.
Ndërsa, në “Monument” vjen shkrimi për “Xhaminë e Sinan Pashës dhe legjendën për ndërtimin me gurë të kishës.”
“Largimi i kujtimeve të luftës civile nëpërmjet kanotazhit” dhe “Arifaj, supershënuesi i Superligës” janë dy prej shkrimeve më interesante në faqet e sportit.
Këto dhe artikuj të tjerë nga kinematografia, teknologjia dhe moda mund t’i lexoni në numrin e nesërm të “Kohës Ditore”.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...