27 Gusht 2016 - 19:09
Kryetari i këtij subjekti politik, Visar Ymeri, ka përshëndetur vendimin e Prokurorisë për nisjen e hetimeve ndaj ish-shefit të Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, raporton KTV.
Ymeri ka deklaruar se Grabovci është personi kryesor ekzekutiv, ndërsa Thaçi e Veseli janë urdhërdhënësit.
Nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka numëruar me rend të gjitha institucionet dhe sektorët, ku qytetarët e Kosovës vazhdojnë të kenë probleme të mëdha, për të cilat ka thënë se vijnë si pasojë e emërimeve pa kritere e pa përvojë të personave të zgjedhur nga PDK-ja në borde e udhëheqje të shumë institucioneve.
Ahmeti, gjithashtu, ka theksuar se dyshime të mëdha lindin nga mosnisja e hetimeve të këtyre përgjimeve nga ana e hetuesve të shtetit, të cilët flitet se i kishin regjistrimet e “Pronto 2”, që nga viti 2011.
Sipas tij, është e qartë se presioni qytetar ka qenë dhe është rruga e vetme që shteti të ecë përpara.
Prokuroria e Shtetit, të premten njoftoi se ka nisur hetimet ndaj Adem Grabovcit, si protagonisti kryesor i përgjimeve, me ç’rast është shpërfaqur ndikimi i tij dhe i zyrtarëve të tjerë të PDK-së e të shtetit, mbi institucione e ndërmarrje publike, duke punësuar e emëruar persona në poste kyçe.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...