Krejt çka ndodhi në protestën e sotme në Pejë kundër demarkacionit [video]

27 Gusht 2016 - 19:03      

Pak ditë para se të mbërrijë në Kuvend marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi, është kundërshtuar edhe një herë tjetër në qytetin e Pejës.

Protestës së thirrur nga përfaqësues të vendbanimeve nga vija kufitare, përveç një numri qytetarësh, iu bashkuan edhe anëtarë e aktivistë të tri subjekteve opozitare të vendit, raporton KTV.

Banorë të vijës kufitare, u kanë bërë thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës, që të mos e ratifikojnë marrëveshjen me Malin e Zi.

Përfaqësuesi i këtyre banorëve, Ali Lajçi, ka paralajmëruar se në rast ratifikimi, Kosovën e presin tensione dhe një krizë politike.

Fjalime para masës kanë mbajtur edhe zyrtarë të degëve të subjekteve politike të anës së Rugovës, me thirrjet që më 1 shtator të mos kalohet demarkacioni.

Derisa për datën 1 shtator, deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj- Bujupi, ka thënë se kundërshtimi përveç në rrugë, do të bëhet edhe në Kuvendin e Kosovës.

1 vit pasi është nënshkruar marrëveshja për shënjimin e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, është kundërshtuar fuqishëm nga tri subjektet opozitare të vendit.

Në anën tjetër, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, në vazhdimësi janë vënë në mbrojtje të versionit të nxjerrë nga Komisioni Shtetëror për Demarkacion.

Derisa deputetët e Kuvendit të Kosovës, më 1 shtator do të vendosin për ratifikimin ose jo të kësaj marrëveshjeje, Lëvizja ‘Vetëvendosje’ ka thirrur protestë për ta kundërshtuar atë.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...