Bogoev: Shqipja si gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, në duart e deputetëve

27 Gusht 2016 - 16:03      

Shkup, 27 gusht - Në Intervistën “Ekskluzive” për Zhurnal, deputeti i LSDM-së Stefan Bogoev njofton se si LSDM-ja ofron garancën e të rinjve, projekt i cili është gati në gjitha vendet e zhvilluara ndërsa si qëllim ka që të rinjtë t'i mbajë në vend pas studimeve të vazhdojnë prapë me studime, praktikë apo edhe punë dhe për gjitha këto shteti do i sigurojë, me nga 10 mijë euro për ndihmë juridike dhe në kontabilitet si dhe zyra e material për zyrë bashkë me mobilje, për zhvillim biznesi në vend, e jo të lejohet që të rinjtë të ikin nga vendi.

Madje Bogoev gjithashtu thekson se nëse LSDM-ja vjen në pushtet, atëherë do tërheq testimin ekstern, ndërsa reformat do i bëjnë bashkë me nxënësit dhe mësimdhënësit. “Me krenari dua të them se shumica e politikave për të rinjtë nga programi ynë janë krijuar nga rinia e LSDM. Të rinjtë duhet patjetër të qëndrojnë këtu, maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët, boshnjakët...”, njofton Bogoev për Zhurnal.

Ndërsa në pyetjen se gjuha shqipe, a duhet të jetë gjuhë e dytë zyrtare në gjithë vendin, Bogoev përgjigjet, “Kjo pyetje e rëndësishme për shqiptarët duhet të diskutohet në Parlament. Deputetët janë përfaqësues të popullit dhe bashkë me qytetarët duhet të bisedohet dhe të gjendet një zgjidhje”. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...