Foto: Koha

Protesta në Pejë kaloi e qetë, thotë policia

27 Gusht 2016 - 14:50      

Pejë, 27 gusht – Policia në Pejë ka konfirmuar se protesta e sotshme në këtë qytet, e organizuar kundër demarkacionit, ka kaluar e qet, transmeton Koha.net.

Në njoftimin e policisë theksohet:

Ju informojmë se më datë 27.08.2016, rreth orës 12:00, në sheshin e qytetit në Pejë, është mbledhur një numër i konsiderueshëm i qytetarëve nga regjioni i Pejës dhe regjione tjera për të protestuar kundër ratifikimit të demarkacionit me Malin e zi.

Organizatorët dhe protestuesit kanë shprehur pakënaqësitë e tyre ndaj Qeverisë së vendit dhe Komisionit Shtetëror të Demarkacionit.

Qytetarët kanë bartur pankarta në duar duke kërkuar mosratifikim të demarkacionit dhe marrëveshje me Malin e zi për kufirin.

Njësitet Policore që nga fillimi i kësaj proteste deri ne përfundim kanë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbarëvajtjen dhe sigurinë e qytetarëve dhe i gjithë ky aktivitet nga qytetarët ka kaluar qetë, pa incidente. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...