27 Gusht 2016 - 14:36
Sipas njoftimit për shtyp të MPJ-së, gjatë takimi z. Yang theksoi se marrëdhëniet mes dy vendeve janë shembull i trajtimit si të barabartë dhe besimit reciprok.
Gjatë bisedës, Ministri Bushati u shpreh se vizita e tij në Kinë dhe diskutimet e frytshme do të ndikojnë në intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve midis dy vendeve.
Duke pasur parasysh rolin dhe pozicionin kyç të z.Yang si Anëtar i Këshillit të Shtetit, ai kërkoi mbështetje për realizimin e projektit të “Rrugës së Arbrit”, si edhe për mundësimin e certifikimit të produkteve bujqësore shqiptare që do të ndikonte në rritjen e eksporteve të tyre në Kinë.
“Kina, theksoi Yang, i kushton shumë vëmendje marrëdhënieve me vendet e Evropës, e në mënyrë të veçantë me Shqipërinë, e cila e ka mbështetur atë në momente të vështira për t’u rikthyer në vendin që i takonte në OKB”, si dhe konfimoi mbështetjen e saj që edhe Shqipëria të luajë një rol më të rëndësishëm në çështjet ndërkombëtare.
Bashkëbiseduesit u shprehën se shkëmbimet tregtare mes dy vendeve janë në rrugën e duhur, por ata theksuan se duhen shfrytëzuar më shumë potencialet ekzistuese, duke u ndalur në projekte konkrete në infrastrukturë, bujqësi, turizëm dhe kontaktet njerëzore e zhvillimin e kapaciteteve.
Në përfundim, Ministri Bushati vizitoi Qendrën e Kërkimit dhe Zhvillimit të një prej kompanive lider botërore të telekomunikicionit, Huawei, e cila e vitet e fundit ka rritur praninë dhe aktivitetin e saj në Shqipëri.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...