Pjesa e parë e Provimit të Maturës përfundon me sukses

27 Gusht 2016 - 14:11      

Komisioni Shtetëror i Maturës ka vlerësuar se pjesa e parë e Maturës Shtetërore (afati i gushtit), të cilës i janë nënshtruar rreth 8.500 maturantë, ka përfunduar me sukses.

Sipas raporteve të marra nga qendrat ku është organizuar testimi në gjithë vendin, Komisioni ka konstatuar se testet janë shpërndarë me kohë, nuk ka pasur mungesa të testeve në asnjë qendër testimi, administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë në çdo qendër dhe i tërë procesi ka përfunduar në kohën e paraparë.

KShM thekson se tentimet për përdorimin e rrjeteve sociale për kopjim kanë qenë minimale dhe ato janë identifikuar dhe raportuar nga qendrat e testimit.

Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) i janë nënshtruar mbi 8.500 maturantë, të cilët nuk e kanë arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit. Provimi është organizuar në 86 qendra të testimit në gjithë Kosovën, është administruar nga 600 administrues dhe është monitoruar nga monitorues të angazhuar nga MAShT, derisa sigurimin e objekteve e ka bërë Policia e Kosovës.

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit) mbahet më 3 shtator 2016.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...