Sot pjesa e parë e Provimit të Maturës, pjesa e dytë më 3 shtator

27 Gusht 2016 - 11:57      

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT) ka organizuar sot pjesën e parë të Provimit të Maturës Shtetërore (afati i gushtit), të cilit i janë nënshtruar mbi 8.500 maturantë, që nuk kishin arritur pragun e kalueshmërisë në afatin e qershorit.

Me këtë rast, për të parë nga afër mbarëvajtjen e këtij procesi, ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami, i shoqëruar nga drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, znj. Arbërie Nagavci, ka vizituar nxënësit që po testoheshin në qendrën e testimit në shkollën “Gjin Gazuli”, në Prishtinë.

“Këtu pamë se gjithçka po shkon në rregull. Me kohë janë shpërndarë testet dhe po shpresojmë që Matura të dalë sa më e suksesshme. Tani është më lehtë, sepse kemi vetëm 8.500 maturantë dhe iu urojmë të gjithëve që të kalojnë maturën dhe të kyçen në arsimin e lartë”, tha ministri.

Ministri Bajrami theksoi se jemi marrë vesh me të gjitha universitetet dhe kolegjet që pas publikimit të rezultateve të hapen konkurset për pranim në universitete. “Nga këtu garantoj se secili maturant do të ketë qasje në arsimin e lartë. Kemi vende për të gjithë, qoftë në sektorin publik, por edhe në atë privat”.

Ministri Bajrami uroi që të ketë sa më pak lëshime, apo ndërhyrje në procesin e testimit përmes internetit, që është edhe problem global. “Përgjithësisht matura e vitit 2016 ka qenë e suksesshme dhe ne jemi të gatshëm për fillimin e vitit të ri shkollor. Gjithçka është përgatitur në bashkëpunim me komunat dhe ky vit të jetë një vit ku ne do të korrim sukseset e para në ngritjen e cilësisë dhe stabilizimin e sistemit arsimor”, tha ministri Bajrami.

Pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore për afatin e gushtit do të organizohet më 3 shtator 2016.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...