Berishaj: Zgjidhja e vetme për Demarkacionin, arbitrazhi ndërkombëtar

27 Gusht 2016 - 11:51      

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare në Universitetin e Lubjanës, Martin Berishaj, është i mendimit se demarkacioni me Malin e Zi duhet të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar.

Në një intervistë dhënë gazetës “Epoka e re”, profesor Berishaj ka thënë se versioni aktual i demarkacionit me Malin e Zi nga koncepti i procesit të vijëzimit të kufirit është i papranueshëm për disa aspekte.

Sipas tij, në këtë proces janë kapërcyer nivelet e vijëzimit të kufirit dhe nuk është përfillur procedura për caktimin e tyre.

“Në këtë shpërfillje nga ana e komisionit kosovar janë përdorur elemente që nuk përbëjnë ‘titullusin’ juridik, siç është çështja e hartave dhe e komunave kadastrale për përcaktimin e kufirit ndërkombëtar”, ka thënë Berishaj.

Për të dalë nga ky ngërç, ai sheh vetëm një rrugëdalje.

“Avantazhi që unë e shoh në gjithë këtë çështje është ky: demarkacioni i kufirit me Mal të Zi të shkojë në arbitrazh ndërkombëtar dhe kështu të dilet nga ngërçi politik që e ka formuar vetë pozita politike në Kosovë”, ka thënë Berishaj.

Identike me situatën siç e kemi sot në Kosovë ishte situata pas nënshkrimit të marrëveshjes Raçan – Drnovshek, por në rastin konkret deputetët e ndihmuan procesin politik me atë që plotësuan kushtet për ta dërguar çështjen e Gjirit të Piranit në arbitrazh ndërkombëtar duke ‘çliruar’ procesin.

Natyrisht, Qeveria sllovene u detyruat të dorëhiqej, por procesi dhe territori, si rrjedhojë edhe kufiri, u bë çështje e së drejtës ndërkombëtare.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...