Historianët e Deçanit: Komisioni Shtetëror devijoji rrugën kombëtare

27 Gusht 2016 - 11:36      

Kryesia e Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në protestën e sotme në Pejë.

Në një njoftim për media, kryesia e LHK “Ali Hadri”, dega në Deçan, kanë përsëritur qëndrimin se shënimi i vijës kufitare me Malin e Zi është gabim.

“Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, vlerëson se Komisioni shtetërore i kryesuar nga Murat Meha, kanë bërë gabime të mëdha në shënimin e vijës kufitare, kur dihet se ata kanë realizuar apetitet shekullore të Malit të Zi, për të kontrolluar territorin e Rrafshit të Dukagjinit, nëpërmjet vendosje në periferi të Qytetit të Pejës. Kryesia e LHK “Ali Hadri” dega në Deçan, vlerëson se Murat Meha si nip i Emin Latit, ka devijuar nga rruga kombëtare dhe si i tillë ai duhet të jepe dorëheqje nga drejtimi i Komisionit dhe të kërkojë falje për gabimet e bëra dhe në të njëjtën kohë bashkë me të duhet të shkojnë edhe anëtarët e tjerë të Komisionit Shtetëror për shënimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, në Komision Shtetëror ka njerëz që janë jokompetentë për të qenë aty.

“Ne, vlerësojmë se Kosova është duke humbur territor dhe si proces i tillë ky proces duhet të ndalet dhe të mos realizohet. Nuk na duhen integrimet euro-atlantike, me humbje të territorit, sepse Kosova ka humbur territor edhe me Maqedoninë, tash me Malin e Zi, dhe nesër sa do të humbim territor me Serbinë”, thuhet në njoftim. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...